Austria forcon ligjin për ndalimin e glorifikimit të nazizmit

15 Nëntor 2022 | 12:43

Qeveria austriake synon të forcojë ligjin që ndalon glorifikimin dhe përdorimin e simboleve, parullave dhe këngëve naziste, terroriste dhe të gjitha të tjera të ndaluara.

Ministrja e Drejtësisë Alma Zadiç dhe Ministrja për Çështjet Evropiane dhe Kushtetuese Karoline Edstadler njoftuan se edhe botimet nga jashtë në lidhje me Austrinë do të ndiqen penalisht dhe do të ndalohen.

Gjithashtu, kushdo që dënohet për shkelje të ligjit të ndalimit humbet automatikisht punën e tij në shërbimin publik.

Zadiç theksoi se çdo formë e glorifikimit ose zvogëlimit të krimeve të nazizmit, si dhe antisemitizmit, përfaqësojnë një sulm të papranueshëm ndaj vlerave austriake. “Nuk duhet të ketë tolerancë për këtë”, tha ajo.

Gjithashtu, ligji do të forcohet në lidhje me sendet naziste pasi aktualisht mbajtja e këtyre sendeve është e dënueshme vetëm nëse vërtetohet glorifikimi i nazizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026