Austria: Po rishikojmë statusin e refugjatëve sirianë
Austria është duke rishikuar statusin e refugjatëve sirianë që kanë arritur në këtë shtet më pak se pesë vjet më parë, ka bërë të ditur kancelari Karl Nehammer të enjten, pas raportimeve në media se disa kanë pranuar letra se “nuk duhet t’i frikësohen persekutimit politik”.
Nehammer, konservator, i cili po tenton të formojë koalicionin e ri qeveritar, teksa është duke u kritikuar ashpër nga e djathta ekstreme, ka thënë qysh prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, më 8 dhjetor, se duhet rivlerësuar situata e sigurisë në Siri, në aspektin nëse duhet lejuar dëbimet atje.
Që nga ai moment ai dhe qeveria e tij e përkohshme kanë sqaruar se fokusi fillestar do të jetë në dëbimet vullnetare dhe që atyre që dëshirojnë të kthehen në shtëpi vullnetarisht, do t’iu ndahen 1.000 euro.
Austria është në mesin e dhjetëra shteteve evropiane që kanë pezulluar kërkesat e sirianëve për azil.
“Austria është duke rishikuar përshtatshmërinë për mbrojtje të sirianëve që kanë qenë në shtet më pak se pesë vjet”, ka thënë Nehammer përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.
Ligji austriak u mundëson autoriteteve që të revokojnë statusin e refugjatit, në disa raste, brenda pesë vjetëve të miratimit.
Sirianët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve në Austri.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë