Tkurret prania ruse në Siri, Moska zhvendos asetet ushtarake pas rënies së Assad
Një autokolonë e gjatë automjetesh të ushtrisë ruse u tërhoq nga qyteti perëndimor i Latakias, në Siri. Ato u drejtuan për në qytetin e afërt Tartus, ku Kremlini ka një bazë detare.
Bëhet fjalë për herën e tretë në një javë që Moska zhvendos apo largon nga vendi asetet e saj ushtarake.
Kjo ka nxitur zëra për një tërheqje të mundshme të Rusisë, pak pasi aleati i saj i njohur, presidenti Bashar al Assad u rrëzua nga pushtet.
Edhe zëdhënësi i qeverisë së re të tranzicionit në Siri ka folur për pozicionin e ri të vendit.
“Mendoj se Rusia duhet ta rishikojë praninë e saj në territorin sirian, bashkë me interesat e saj, që ishin të lidhura me regjimin kriminal të Assad”, tha Obeida Arnaout, zëdhënës i qeverisë siriane.
Thirrja për largimin e Rusisë nga Siria mund të interpretohet si një thirrje për ngritjen e urave të komunikimit me Perëndimin. BE njoftoi se ka vendosur kontaktet e para me rebelët sirianë, që nga rënia dramatike e Assad. Garantimi i një Sirie larg ndikimit rus është në agjendën e bllokut.
“Duhet të jetë një kusht për lidershipin e ri që të largojë influencën ruse, pasi Siria është kthyer në një bazë nga e cila ata kryejnë aktivitete në Afrikë dhe në fqinjët jugorë. Kjo është diçka që përbën shqetësim për sigurinë evropiane”, tha përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Lëvizja rebele Hajat Tahrir al Sham ka deklaruar se plani i saj është ndërtimi i një vendi të bazuar tek uniteti dhe drejtësia. Por historia e grupit, e shënuar nga aktivitete terroriste, bën që shumë vende evropiane të tregohen të kujdesshme me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar