“Po vijnë ndihma nga Rusia”- Si Assad mashtroi komandantët dhe u largua fshehtas

14 Dhjetor 2024 | 12:33

Bashar al-Assad, gjatë fundit të sundimit të tij, nuk i tregoi askujt për planet e largimit nga Siria. Sipas një raporti të Reuters, më shumë se njëqind persona të afërt me Assadin kanë konfirmuar këto informacione.

Assad gjeti strehim në Moskë, aleatin e tij kryesor ndërkombëtar, dhe i la bashkëpunëtorët e tij në mëshirë të fatit. Disa orë para arratisjes, ai mblodhi 30 komandantë ushtarakë dhe zyrtarë të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u tha se mbështetja ruse ishte në rrugë e sipër. Ai u bëri thirrje komandantëve që të kishin durim. Ky informacion është konfirmuar për Reuters nga një nga komandantët që mori pjesë në takim.

Të shtunën e kaluar, Assad njoftoi se do të kthehej në shtëpi, por në vend të kësaj, ai u nis drejt aeroportit. Ai i kërkoi këshilltares së tij për media, Buthaina Shaaban, të vinte për të përgatitur një fjalim, por kur ajo mbërriti, kuptoi se nuk ishte askush aty.

“Assad as nuk u përpoq të luftonte deri në fund, as nuk i thirri ushtarët e tij. Ai i la mbështetësit të përballeshin me fatin e tyre,” u shpreh Nadim Houri, drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Reformën Arabe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026