Autobusët në Prishtinë me Wi-Fi, shërbimi do të jepet falas

6 Shkurt 2024 | 16:26

Prishtina do të ketë nga ky fillim shkurti të gjithë autobusët e linjave urbane të pajisura me internet. Kjo falë vendosjes së paketave shpërndarëse të Wi-Fi të instaluara në autobusë, të cilat mund të përdoren nga qytetarët.

Lançimin e kësaj risie e bënë drejtuesit e kompanisë publike të transportit në Prishtinë, të cilët bënë edhe bilancin e kostove të këtij shërbimi.

Të shumtë ishin qytetarët që e përqafuan këtë risi, por për ta më e domosdoshme është shtimi i flotës së autobusëve, pasi numri i tyre në qarkullim nuk e përballon kapacitetin aktual të udhëtarëve.

Një përgjigje për këtë e dha edhe drejtuesi i linjës së trafikut urban në Prishtinë.

Përpos këtij shërbimi të ri në autobusët e kryeqytetit të Kosovës, çmimi I biletave të udhëtimit nuk do të ndryshojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026