Autobusi del nga rruga në Gramsh, një i vdekur dhe nëntë të plagosur

10 Korrik 2021 | 15:05

Një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga në Gramsh dhe për pasojë një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kërpicë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë mbetet shqetësues ndërsa gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente, me pasojë 90 të vdekur.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, aksidentet në pjesën më të madhe të tyre kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026