Automjeti përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shpëtohen pasagjerët

13 Prill 2025 | 09:50

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin me të kanë shpëtuar pa pësuar dëme.

Rreth orës 09:10, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë njoftimin për zjarri në një automjet që po lëvizte në rrugën e brendshme të lagjes “Dunavat”.

Duke vepruar menjëherë, një automjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi i efektivëve ka filluar menjëherë ndërhyrjen. Sipas informacioneve, pasagjerët kanë mundur të dalin nga automjeti në kohë dhe kanë shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim.

Zjarrfikësit kanë hedhur ujë për të izoluara zjarri dhe kanë arritur ta shuajnë atë plotësisht, duke evituar përhapjen e tij në zona të tjera. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026