Autorë të vjedhjes së disa banesave në Peqin, vihen në pranga dy persona

22 Mars 2025 | 14:43

Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të  vjedhjes së disa banesave në Peqin. Policia thotë se në pranga kanë rënë 38-vjeçari Artur Ciku dhe 48-vjeçari Idajet Sulkja, pasi dyshohet se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve.

38-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Nën hetim janë vënë dy të tjerë, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Në kërkim është shpallur edhe një 33-vjeçar, ii cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026