Autori i Monumentit të Pavarësisë i indinjuar për ndryshimin e veprës
Krijuesi i monumentit të pavarësisë Mumtaz Dhrami: Nëse do e shihnin kolegët e mi projektin e ri, do skandalizoheshin
Një nga autorët e Monumentit të Pavarësisë, Mumtaz Dhrami, është shprehur kundër rikonceptimit të veprës që ndodhet në qytetin e Vlorës.
Sipas skulptorit, projekti i ri nuk përcjell asnjë emocion për spektatorin.
“Monumenti gjithnjë mendohet me pjesën arkitektonike, duke i hequr këtë pjesë dhe duke ndryshuar raportin mes spektatorit dhe monumentit, duke i hequr bazamentin ku njerëzit hipnin përmes shkallëve”, shprehet Dhrami.
Monumenti i Pavarësisë i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra.
Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.
Sipas Dhramit, si i vetmi autor që jeton ende, atij nuk i është marrë asnjë mendim për ndryshimin e bërë.
“Kristaqi, Shabani dhe Koçua kanë vdekur, vetëm unë jam gjallë por nuk më ka pyetur njeri për ndryshimin e monumentit të pavarësisë. Jam kundër kësaj vendosje që kanë menduar, humb çdo lloj marrëdhënie e monumentit me spektatorin”, thotë skulptori.
“Monumenti tani, duket sikur është bërë një skulpturë dekorative e ndonjë shtojzavalle, dhe nuk ka asnjë linjë që lidhet me monumentin e nuk krijohet ai emocioni i veçantë. Muri prej betoni nuk ka të bëjë fare me frymën e monumentit. Nëse kolegët do e shihnin do skandalizoheshin”, përfundon Dhrami.
Në rrëfimin e tij artisti Dhrami, kujtoi dhe momentin kur u hodhën idetë e para për krijimin e monumentit të pavarësisë, ku veçoi bashkëpunimin me kolegët Kristaq Rama, Shaban Haderi, e Koço Çomi.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa