Autoritetet në Bjellorusi shesin në ankand banesën e konfiskuar të lideres opozitare
Autoritetet në Minsk kanë shitur një banesë dydhomëshe, e cila i takonte lideres së opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya dhe bashkëshortit të saj, blogerit të burgosur dhe ish-kandidatit për president, Syarhey Tsikhanouski.
Banesa 66 metra katror në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit për 80.740 dollarë një fituesi të paspecifikuar në një ankand më 26 korrik. Banesa, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht nga shteti në shtator, u shit pasi dy ankandet e kaluara ishin anuluar.
Tsikhanouski u dënua me 18 vjet burgim në vitin 2021. Akuzat kundër tij përfshinin shkaktimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes, pengimin e aktiviteteve të Komisionit Qendror Zgjedhor, dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.
Të pandehurit dhe përkrahësit e tyre i mohuan këto akuza, duke i cilësuar si me motive politike.
Blogeri i njohur, Tsikhanouski e shpalli kandidaturën për president në vitin 2020, duke e sfiduar politikanin e fuqishëm bjellorus Alyaksandr Lukashenka, i cili po garonte për t’u rizgjedhur.
Tsikhanouski ishte diskualifikuar dhe arrestuar para votimit.
Pas arrestimit të Tsikhanouskit, bashkëshortja e tij shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke e mobilizuar opozitën. Fitorja e thellë e Lukashenkas nuk është njohur nga opozita dhe vendet perëndimore, të cilat thonë se ai e kishte montuar rezultatin në favor të vetin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë