U vra në atentat në Greqi, kush ishte i forti nga Korça që njihej me nofkën “Zezaku”

27 Korrik 2023 | 13:52

Një qytetar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Greqi. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Selanikut. Viktima mësohet se është 35-vjeçari Erald Jonuzi nga qyteti i Korçës, i njohur ndryshe me nofkën “Zezaku”.

Sipas policisë greke, 35-vjeçari është qëlluar me katër plumba. Jonuzi është qëlluar teksa ka dalë nga makina dhe po hynte për në banesën e tij.

Mediat greke shkruajnë se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ambulanca ka mbërritur pas disa minutash në vendngjarje dhe e ka transportuar në spital, por 35-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja.

Sipas mediave greke, policia helene dyshon se ngjarja lidhet me aktivitetin e klubeve të natës në Selanik.

Erald Jonuzi rezulton një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2009 ndaj tij ka pasur hetime në Korçë për falsifikime dhe kalim të paligjshëm kufiri. Ndërsa ka qenë dëshmitarë në gjyqin për një vrasje të ndodhur në vitin 2010.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026