Autoritetet në Taxhikistan ndalojnë familjarët e të dyshuarve për sulmin në Moskë

26 Mars 2024 | 12:49

Autoritetet në Taxhikistan kanë ndaluar familjarët e katër burrave taxhikë, të cilët akuzohen për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës.

Familjarët e tyre janë marrë në pyetje nga autoritetet e Taxhikistanit si pjesë e një hetimi të gjerë rus për sulmin e 22 marsit.

Grupi militant, Shteti Islamik, e mori përgjegjësinë për sulmin në sallën e koncerteve, Crocus, ku u vranë 139 njerëz dhe u plagosën më shumë se 120 të tjerë.

Katër burra me përkatësi etnike nga Taxhikistani – të cilët po punonin si emigrantë në Rusi – janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e këtij sulmi.

Secili prej tyre kishte shenja të rrahjes brutale, ndërsa raportimet e pakonfirmuara thonë se ata mund të jenë torturat në paraburgim.

Në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanb, dhe disa qytete të tjera, autoritetet u shkuan nëpër shtëpi familjarëve të katër burrave, dhe i dërguan në kryeqytet për t’i marrë në pyetje, fqinjët dhe familjarët e tyre thanë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Në Vahdat, një qytet në lindje të Dushanbit, nëna, vëllai, dy xhaxhallarë dhe familjarë të tjerë të njërit prej të akuzuarve – Murodali Rajabalizoda – u morën nga policia në mbrëmjen e 25 marsit, tha një punonjës i brendshëm për REL-in. Fqinjët e tjerë thanë se kryetari i lagjes ku jeton familja e Rajabalizoda, u morën nga policia gjithashtu.

Një numër i familjarëve të një të dyshuari tjetër – Muhammadsobir Faizov – u morën nga shtëpitë e tyre në Dushanb, thanë fqinjët e tyre për REL-in.

Autoritetet e Taxhikistanit nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë për këto ndalime.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit lëshoi komunikatë pak orë pas sulmit më 22 mars, duke i hedhur poshtë raportimet se tre burra të tjerë taxhikë gjoja kishin marrë pjesë në sulm. Por, prej atëherë ajo nuk ka bërë komente të tjera.

Autoritetet ruse ngritën aktakuzë kundër një personi të tetë për këtë sulm, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS. Gjykata në Moskë i caktoi atij masën e paraburgimit, duke e akuzuar se gjoja e kishte lëshuar një banesë me qira për katër sulmuesit.

Deri më 26 mars, tetë njerëz janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim. Në përgjithësi, 11 njerëz janë ndaluar nga policia.

Tre burra të akuzuar për ofrimin e një veture dhe një banese sulmuesve, dolën para gjykatës në Moskë, të hënën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 25 mars se sulmi terrorist në sallën e koncerteve Crocus u krye nga islamistët radikalë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026