Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet pas rritjes së çmimit të bukës në Korçë

5 Mars 2026 | 11:36

Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur një Grup Pune për monitorimin e tregut të bukës në qytetin e Korçës, pas raportimeve në media që disa ndërmarrje të prodhimit dhe shitjes së bukës kanë lajmëruar rritjen e çmimit nga 120 lekë në 150 lekë, një rritje mbi 25%.

Sipas Autoritetit, kontrollet në terren po realizohen në mënyrë të menjëhershme për të verifikuar nëse ky njoftim do të zbatohet dhe për të vlerësuar nëse kjo sjellje përbën shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ky ligj ndalon çdo marrëveshje që pengon, kufizon apo shtrembëron konkurrencën në treg, duke përfshirë edhe vendosjen e çmimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Autoriteti thekson se shkelja e ligjit përbën kundërvajtje administrative dhe mund të sanksionohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar të mëparshëm të ndërmarrjeve të përfshira.

Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje ndërmarrjeve të tregtimit të bukës të respektojnë ligjin dhe të shmangin praktikat që cenojnë konkurrencën në treg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026