Avionët ushtarakë të Kinës ndjekin një avion amerikan mbi Ngushticën e Tajvanit
Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë për ta vëzhguar dhe paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, i cili fluturoi mbi Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në Tajvan.
Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin demokratik dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën e tij, po ashtu.
Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se Ngushtica e Tajvanit është rrugë ujore ndërkombëtare.
Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A, i cili përdoret edhe për misione ant-nëndetëse, fluturoi mbi ngushticë në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
“Kalimi i avionit nëpër Ngushticën e Tajvanit dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ushtria amerikane fluturon, lundron dhe operon kudo që ia lejon ligji ndërkombëtar”, tha marina amerikane nëpërmjet një komunikate.
Ushtria e Kinës e përshkroi fluturimin si “zhurmë publike”, duke shtuar se avionët e saj luftarakë u dërguan për ta vëzhguar dhe paralajmëruan avionin amerikan, si dhe për t’u marrë me të “në përputhje me ligjin dhe rregullat”.
Tajvani është duke u përgatitur për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare më 13 janar, të cilat Kina i ka cilësuar si zgjedhje mes luftës dhe paqes.
Kina i ka shtuar aktivitetet ushtarake përreth Tajvanit në katër vjetët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë