RMV hoqi ndalimin për avionët rusë, ministri Lavrov mbërrin në Shkup

30 Nëntor 2023 | 07:55

Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergej Lavrov, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Vizita në Maqedoninë e Veriut vjen pasi Lavrov do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup, që do të mbahet në 1 dhjetor.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë miratimin që të heqë ndalimin e fluturimit të avionëve rusë, në mënyrë që Lavrov të merrte pjesë në takim.

Ndalimi i fluturimeve të avionëve ruse është një masë e vendosur që prej shkurtit të vitit 2022 nga vendet e BE dhe NATO, si formë reagimi për ofensivën ushtarake ruse në Ukrainë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë:

Ministri i Jashtëm rus Sergej #Lavrov mbërrin në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup📍

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026