Avokatët e Erion Veliajt ankimojnë në Kushtetuese dekretin e presidentit Begaj

2 Tetor 2025 | 15:39

Avokatet e ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.

Ankimi vjen një ditë pasi presidenti shpalli dekretin për zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

Ndërkohë nga avokatet e Veliaj është ankimuar edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës.” Kërkon nga Gjykata Kushtetuese mbrojtjen e menjëhershme të demokracisë përfaqësuese”, thuhet në anikimin e depozituar në Kushtetuese nga avokatët e Veliajt.

Trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet të mblidhet brenda një afati të shkurtër kohor (pesë ditë) për të shqyrtuar dekretin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026