Avokati denoncon gjykatën: Shkelja me Avdylajt e Shijakut për dosjen e drogës

13 Dhjetor 2022 | 22:25

Avokati Arbër Hoxha ka treguar shkeljet ligjore që janë bërë  nga Gjykata për rastin e Astrit Avdylajt në dosjen e Shijakut dhe të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Avdylajn Gjykata e dënoi me 12 vite burg e jo 10 sa kishte kërkuar prokuroria ndërsa Tahirin nga shërbim prove e kthehu në burg.Sipas tij këto ndodhin vetëm nëse ka intimidim nga faktorë të tjerë.

“Një nga të pandehurit në dosjen e Shijakut që është Astrit Avdylaj që është konsideruar si kreu i grupit pa asnjë provë prokurori ka kërkuar 10  vite burg dhe Gjykata e Shkallës se Parë e ka dënuar me 12 vite burg. Po ju sjellë dhe rastin e Saimir Tahirit, që ka bërë rekurs në Gjykatën e Lart, pasi nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykata e Lartë ka prishur vendimin duke e vendosur Gjykatën e Apelit në kornizë dhe Gjykata e Apelit ka rënduar pozitën proceduriale të pandehurit duke i kthyer shërbimin e provës në burg. Gjykata ka shkelur një parim 1800 vjeçar, kjo do të thotë se ka një intimidim shumë të madh nga aktorë apo faktorë të tjerë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Now në Euroneës Albania lidhur me protestën pas 31 ditëve të zhvilluara. Klosi tha se...
22:04 | 30/06/2026