Avokati i Popullit përplaset me pastorin për birësimet: Ka procedura të rrepta

3 Nëntor 2021 | 22:02

Pastori Akil Pano thotë se me ndryshimet e propozuara në ligjin për birësimin, këto ndryshime ligjore në vend që të përmirësojnë jetën e fëmijëve, i ekspozojnë me rreziqe.

“Çdo individ që dëshiron të adoptojë një fëmijë mund ta adoptojë”, deklaroi ai.

Pastori Pano u shpreh se interesi më i lartë i fëmijëve është mirëqenia e tyre në dimensionin emocional, shpirtëror dhe social dhe shtoi se nga prekja e ligjit fëmijët nuk përfitojnë.

“Këto ndryshime ligjore në vend që të përmirësojnë jetën e fëmijëve, i ekspozojnë fëmijët me trafikimin, rrezikun e transplantit të organeve me rrezikun e pedofilisë. Këtu pre supozohet se çdo individ nëse dëshiron të adoptojë një fëmijë, mund ta adoptojë një fëmijë”, deklaroi ai.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca kundërshtoi duke thënë se ka procedura shumë të rrepta për të adoptuar një fëmijë.

“E keni jashtëzakonisht shumë gabim. Ka procedura të rrepta për të adoptuar një fëmijë. Edhe familjet tradicionale e kanë të vështirë për të adoptuar një fëmijë”, deklaroi Avokatja e Popullit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026