Avokati: Mund të fshihet një i afërm i gruas pas vrasjes së Pëllumb Metës

27 Shkurt 2024 | 10:05

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.

Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.

Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.

Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin GoodMorning Abanians në Euronews Albania, se Pëllumb Meta është vrarë nga gruaja.

Ai theksoi se pas kësaj mund të fshihet dhe një person tjetër që mund të jetë i afërm i gruas.

Mes tjerash Meta tha se fëmijët po mbrojnë nënën e tyre.

“Të gjithë këtë veprim e ka kryer e shoqja, por nuk përjashtohet mundësia e një personi të tretë, pasi veprimet janë kryer para se të vinte fëmija. Atributin e ka marrë nëna dhe fëmija për të mbrojtur nënën bëjnë këtë veprim. E ëma është negociatorja, por nuk përjashtoht mundësia e përfshirjes së familjes së nënës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026