Avokati Ngjela: SPAK ka ndikim nga Uashingtoni, jo nga politika shqiptare
Për avokatin Spartak Ngjela, Struktura e Posaçme (SPAK) ka ndikim nga Uashingtoni dhe deri më tani, nuk është e ndikuar politikisht.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se SPAK-u ka struktura të veta të arrestimit dhe nuk beson se një konflikt i mundshëm mes ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano dhe kryemninistrit Edi Rama, mund të ketë lidhje me disa arrestime.
“Atë që tha gazetaria se janë kërkuar nga SPAK-u tre arreste të qeverisë dhe nuk ka dashur kryeministri, për mua nuk qëndron. SPAK-u është superfuqi, ka strukturat e veta të arrestimit. Arrestimin nuk e bën policia, policia zbaton urdhrin e prokurorit. Për mua, deri tani jo. Ka ndikim, por nga Uashingtoni.
Indirekt kuptohet se ka një konflikt midis politikës ose diplomacisë amerikane dhe SPAK në funksion të atyre që ju i quani peshq të mëdhenj. Është termi i atyre. Duhet të flasim profesionalisht. SPAK-u nuk ka hetim të lehtë, ka hetim shumë të rëndë”, nënvizoi avokati.
Gledis Nano u shkarkua të mërkurën nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij