Avokati zbulon skemën e Bashës: Firmosi autorizimin e Alibeajt 3 ditë përpara se…

15 Mars 2023 | 16:26

Avokati Bledar Meminaj ka komentuar në Euronews Albania situatën në Partinë Demokratike dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet për vulën e saj.

Meminaj theksoi se Basha është në rregull me ligjet, pasi i ka dhënë autorizimin Enkelejd Alibeaj, 3 ditë përpara se të jepte dorëheqjen, duke e parashikuar situatën e PD-së për regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Sipas Meminaj, Basha me këtë skemë ka dhënë dorëheqjen “de jure” nga kryetari i partisë, duke u zhdukur nga skena politike, por “de facto” rezulton ende kryetar në gjykatë.

“Një proces i bllokuar nga Berisha në Gjykatën e Tiranës është shfrytëzuar shumë bukur si jurist nga Basha, është si një kundërpërgjigje. Tashmë jemi në këtë ngërç, që pasi dha dorëheqjen Basha u zhduk, për të treguar që “de jure” nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Regjistri në gjykatë jep kryetarin e asaj kohe, pra “de facto” Basha është kryetar.

Për mua ka shfrytëzuar bllokimin që nuk mund ta pasojë dot në gjykatë. Është treguar i zgjuar. I bën një goditje të tillë më gjykatën e Shkallës së Parë dhe ai e shfrytëzoi këtë gjë. Të mos harrojmë që Basha është jurist i njeh mirë ligjet”, tha avokati Bledar Meminaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026