Avokatja e Krasniqit: Kaloi 10 vjet si i burgosur politik, Jakupi ka dashur paqen

16 Shkurt 2026 | 13:07

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra deklaroi gjatë seancës gjyqësore se klienti i saj e ka paguar shtrenjtë për kundërshtimin e tij ndaj regjimit serb duke u burgosur dhe torutuar nga viti 1981 deri në vitin 1991.

“Për aktivizmin e tij, Jakup Krasniqi e pagoi shtrenjtë. Ai ka kaluar 10 vjet si i burgosur politik nga viti 81-91’, ku ka pësuar torturë dhe trajtim të rëndë në kushte të tmerrshme në duart e autoriteteve jugosllave. Ai është kundërshtar i kohës së gjatë i regjimit serb dhe është krenar për këtë, jo për urrejtje ndaj serbëve, pro kundërshtonte politikat kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha Alagendra.

Ajo theksoi se Jakup Krasniqi nuk është si Sllobodan Millosheviçi dhe se klienti i saj ka pasur vullnet për të gjetur zgjidhje paqësore.

“Jakup Krasniqi është ndryshe, nuk është i njëjtë si Millosheviçi, apo si të tillë. Të nderuar gjykatës mos më besoni mua, por dëshmitarë vendorë e ndërkombëtarë kanë peshuar zotëri Krasniqin si të moderuar.

Atyre ju kujtohet dëshira dhe vullneti i tij për t’u angazhuar në mënyrë kolaborative dhe për të gjetur zgjidhje paqësore. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, asnjë dëshmitarë nuk ka dëshmuar se zotëri Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo plan kriminal. Përndryshe, pretendimet nuk janë besuar”, tha avokatja.

Ajo ndër të tjera bëri thirrje që ish-kreu i UÇK-së duhet të shpallet i pafajshëm. Avokatja theksoi se Jakup Krasniqi nuk është përgjegjës dhe se provat nuk vërtetojnë se urdhëroi apo mbështeti kryerjen e krimeve ndaj civilëve.

“Kur fillon një gjykim në të njëjtën çështje dhe përfundon në të njëjtin vend, ligji lejon vetëm një rezultat, shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat. Mbrojtja drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe pa rezervë, nuk kërkohet zvogëlimi i vuajtjes së civilëve, por vuajtja sado e rëndë që të jetë, duhet të iu atribuohet atyre që janë përgjegjës në mënyrë penale dhe kriminale.

Qëndrimi i mbrojtjes është i qartë, Jakup Krasniqi nuk është përgjegjës për vuajtjen e përshkruar në këtë proces, provat nuk vërtetojnë se urdhëroi, inkurajoi apo mbështeti, apo kishte synim në kryerjen e krimeve ndaj civilëve. Në të kundërtën, Krasniqi artikuloi nevojën për të mbrojtur civilët, shqiptarë apo serbë”, tha avokatja.

Ndryshe, mbrojtja e Krasniqi me këtë deklaratë, përmbylli fjalët përfundimtare në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026