Avokatja e Popullit: Askujt s’duhet t’i privohet e drejta të birësojë një fëmijë
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë një ndërhyrjeje në emisionin “Now” u shpreh se shoqëria duhet të tregohet e hapur dhe askujt të mos i privohet e drejta për të birësuar fëmijë.
Për debatin nëse emërimi për prindërit mund të bëhet ‘Prind 1’ dhe ‘Prind 2’, u shpreh se kjo do të jetë opsionale dhe do të varet nga vullneti i prindërve.
“Ne jemi një shoqëri që jemi mjaftueshëm shoqëri tradicionale por ne duhet të hapemi. Nëse nuk hapemi do të mbetemi gjithmonë në kohën e osmanizmit. Opsioni është i hapur dhe është vullneti i individit që e vendos ‘nënë’ apo ‘baba’ dhe ‘Prind 1’ apo ‘Prind 2’. Është vullneti i tij”, u shpreh Ballanca.
Avokatja e Popullit shtoi se nuk shikon asnjë problem që nëna të vetme të adoptojnë fëmijë dhe ajo solli rastin e mikeshave të saj që kanë adoptuar fëmijë të cilët po rriten të lumtur.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave