Azilkërkuesit në Ruanda, kryeministri britanik korr një “fitore” të rëndësishme

13 Dhjetor 2023 | 15:08

Kryeministri britanik Rishi Sunak ua ka ulur kokën rebelëve në partinë e tij duke fituar në votimin e rëndësishëm parlamentar mbi planet e tij të fundit për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

Votimi kaloi me 313 vota pro dhe 269 kundër. Qeveria thotë se skema synon të frenojë emigrantët që kalojnë Kanalin me varka të vogla, gjë që Sunak dhe kabineti i tij e kanë kthyer në prioritet.

“Traktati që nënshkrova javën e kaluar shkon përtej çdo dyshimi ligjor mbi sigurinë në Ruanda. Ai ofron bazat për dhënien fund të sfidave ligjore që kanë vënë në mëdyshje vullnetin e Parlamentit dhe frustruar këtë klasë politike dhe dëshirën e britanikëve”, deklaroi James Cleverly, sekretar i Punëve të Brendshme, Britani.

Vetë Sunak përdori rrjetet sociale për të thënë se, “janë qytetarët britanikë ata që duhet të vendosin se kush mund të hyjë në këtë vend dhe jo bandat apo gjykatat e huaja”.

Ndërkohë, një azilkërkues në bordin e një anijeje suedeze e kthyer në vend për strehimin e emigrantëve në lokalitetin Dorset është vetëvrarë.

Mjeti lundrues me tre kate strehon njerëzit që presin rezultatin e kërkimit për azil dhe ka kapacitete për 500 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026