Babai i Klodian Rashës shpreh zhgënjim ndaj drejtësisë shqiptare
Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg ish-policin, Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën më 8 dhjetor 2020.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj u dënua përfundimisht me 10 vite për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, avokati i Hajdarajt kërkoi që klienti i tij të dënohet në minimum, duke shprehur pendesë për veprimin e kryer nga ish-polici.
Pas vendimit të dhënë nga togat e zeza, babai i viktimës, Qazim Rasha u shpreh i indinjuar lidhur me dënimin e dhënë, teksa shtoi se vetëm kjo nuk mund të quhet drejtësi.
“Kur çdo gjë është e qartë, e zbardhur dhe çdo gjë është fushës, edhe me një të rënë të lapsit njëherë jep gjykim të shkurtuar, pastaj jep këtë tjetrën, kur ai mund të bëhej shembull pasi është shembull ekzemplar që nuk ka ndodhur për 110 vite në këtë shtet. Shteti të bëjë punën e vet. Mendoj dhe shpresoj tek drejtësia e re që po ngrihet, që disa “llumra” t’i fshijë se janë akoma nëpër këmbë dhe absolutisht askush nuk mund ta gjejë të drejtën deri tani”, tha babai i Klodian Rashës.
Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor të vitit 2020 nga ish-efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj.
Ky i fundit qëlloi pas shpine 25-vjeçarin i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar pas orës policore.
Fillimisht për Hajdarajn, Prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Vrasjes në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” por më pas vepra u riklasifikua si “Vrasje me dashje”.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 vite burg për ish-policin që vrau Klodian Rashën
- Prokuroria kërkon 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, vendimi jepet pas dy javësh
- Vrasja e Klodian Rashës, gjykim i shkurtuar për ish-efektivin Nevaldo Hajdarajn
- Nevaldo Hajdaraj kërkon ndryshim akuze dhe gjykim të shkurtuar për vrasjen e Klodian Rashës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West