Babai i Sabrina Bengës kërkon hetim për gjyqtarët që liruan nga burgu ish-dhëndrin

17 Shtator 2021 | 13:41

Partizan Bengaj, babai i Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti do i drejtohet SPAK për të hetuar gjyqtarët dhe prokuroret që liruan nga burgu ish-dhëndrin, Elton Metaj.

Por, Elton Metaj pretendon se ish-vjehrri e ka kërcënuar para vrasjes për të mos u bashkuar me 23-vjeçaren.

Familjarët e Sabrina Bengës kërkojnë edhe kujdestarinë e vajzës 3 vjeç.

Sabrina Benga u vra me kallashnikov nga ish-burri i saj në banesën e prindërve në fshatin Zhupan të Fierit.

Autori u arrestua pak orë më vonë pas ngjarjes së rëndë.

Të mërkurën u zhvilluan protesta në qytetin e Fierit dhe Tiranës për dhunën ndaj grave duke marrë shkas nga vrasja e 23-vjeçares.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026