Babai i Santiago Malkos mohon të ketë pasur dijeni për konfliktet e të birit
Zbardhet dëshmia e babait të Santiago Malkos të dhënë para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 7 personave të tjerë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se babai i 27-vjeçarit ka thënë që lajmin për vrasjen e të birit e ka mësuar nga televizioni, gjithashtu në momentin kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie.
Ai ka theksuar se nuk ka pasur dijeni që djali i tij të ketë pasur konflikte me ndonjë person dhe se nuk njeh asnjë nga personat e dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Po i njëjti burim thotë për Euronews Albania se në seancë nuk u paraqit bashkëshortja e viktimës, Dea Malko.
Sipas policisë bashkëshortja e ish-punonjësit të policisë është larguar jashtë vendit.
Ish-polici u ekzekutua me breshëri automatiku më 17 gusht të vitit 2019, teksa lëvizte me makinë në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet.
Ndërkohë, në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç, Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç dhe Xhoni Nica, 24 vjeç.
Ndërsa, Blendi Teta është arrestuar.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë