Babë e bir bien në pranga, transportonin dhe magazinonin mallra të kontrabanduara

10 Gusht 2023 | 08:43

Dy persona babë e birë, janë arrestuar këtë të enjte gjatë finalizimit të operacionit “Next” pasi transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, dhe i magazinonin ato, në subjektin të cilin e administronin vetë.

Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, i transportonin dhe i magazinonin këto mallra kontrabandë, ndërsa më vonë bëhej shpërndarja e tyre në disa pika pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.

Shpërndarja bëhej nga punonjësi i këtij subjekti me inicialet A.A. i cili sipas pas njoftimit të policisë do të procedohet penalisht.

Gjatë kontrollit, policia arriti të sekuestrojë mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026