Babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një person, arrestohet 63-vjeçari

25 Maj 2025 | 10:09

Dy persona, babë e bir, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës një 58-vjeçar në Fier. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu policia bën me dije se është shoqëruar në polici P.P. 63-vjeçar ndërsa po vijon puna për kapjen e djalit të tij N.P. 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026