Baçi: Basha përmes kunatit të tij është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit

24 Nëntor 2022 | 17:25

Deputeti Luan Baçi ka lëshuar akuza ndaj Lulzim Bashës duke thënë se përmes kunatit është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.

I ftuar në Euronews Albania, Baçi theksoi se kunati i Bashës ka qenë menaxher në firmat që fshihen pas Portit të Durrësit ndërsa shtoi se kanë ndryshuar dhe emrat.

“Kanë dalë fakte që Basha është i përfshirë në Portin e Durrësit. Faktet janë  se kunati i tij ka qenë menaxher në atë ndërmarrje në atë firmë, vazhdon të jetë, ndryshojnë emrat e firmave. Është një aferë korruptive e mirëorganizuar mes Ramës dhe kësaj opozite të blerë. Basha është i përfshirë përmes kunatit dhe shumë individëve të tjerë që kanë marrëdhëniet e tyre të biznesit”- tha Baçi.

Ai foli dhe për debatet në Kuvendin që u zhvillua ditën e sotme duke thënë se është Lindita Nikolla së bashku me Enkelejd Alibeajn që vendosin se kush do të flasë në Parlament.

“Berishës nuk iu dha sot fjala, e kishte me të drejtë replikën. Nikolla nuk ia jep fjalën Berishës as për procedurë, kufizon kohën. Është Nikolla dhe Alibeaj, të cilët vendosin se kush do të flasë në Kuvend. Deputetët e PD i kanë lënë në fund, që t’u vijë radha në fund nga mesi i natës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026