Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi
Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi pasi i është drejtuar me fjalë fyese kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Ky vendim është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në drejtimin e Klotilda Bushka.
“Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili”- thuhet në njoftim.
Vasili është përplasur me Ballën lidhur me nenin që përcakton minutazhin për të folur në parlament për secilin deputet.
Deputeti i PL i është kthyer me fjalë fyese Ballës, teksa ky i fundit i ka sugjeruar të lexojë më mirë rregulloren.
Vasili: Boll i gënjyem qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.
Balla: Lexoje, lexoje mirë.
Vasili: O skizofren, na lër të lexojmë, mos bëj si idiot.
“Debati është vetëm për kohën e deputetëve, 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare për kohën. Kjo do të thotë: vendosje e njëanshme e kohës nga grupi i PS, pra vendosin ata si të duan, ndaj 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi të madhe nga të gjitha palët, se bëhet fjalë për garantimin e të drejtave që nuk i privatizon dot një grup parlamentar”, tha Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
- Degjeneron debati në Kuvend| Balla i kujton rregulloren, Vasili: O skizofren
- ‘Je porositës i vrasjeve’, Berisha-Ballës: S’ke vend në Parlament, shko në Prokurori
- “Sa apartamente të humbën ku ishe në bashki?”, Berisha debat me Shalsin
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë