Degjeneron debati në Kuvend| Balla i kujton rregulloren, Vasili: O skizofren
Ka degjeneruar me fyerje debati në Kuvendin e Shqipërisë që në nisje të tij.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me nenin që përcakton minutazhin për të folur në parlament për secilin deputet.
Deputeti i PL i është kthyer me fjalë fyese Ballës, teksa ky i fundit i ka sugjeruar të lexojë më mirë rregulloren.
Vasili: Boll i gënjyem qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.
Balla: Lexoje, lexoje mirë.
Vasili: O skizofren, na lër të lexojmë, mos bëj si idiot.
“Debati është vetëm për kohën e deputetëve, 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare për kohën. Kjo do të thotë: vendosje e njëanshme e kohës nga grupi i PS, pra vendosin ata si të duan, ndaj 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi të madhe nga të gjitha palët, se bëhet fjalë për garantimin e të drejtave që nuk i privatizon dot një grup parlamentar”, tha Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Je porositës i vrasjeve’, Berisha-Ballës: S’ke vend në Parlament, shko në Prokurori
- “Sa apartamente të humbën ku ishe në bashki?”, Berisha debat me Shalsin
Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura