‘Je porositës i vrasjeve’, Berisha-Ballës: S’ke vend në Parlament, shko në Prokurori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se sipas disa dëshmive, ai është porositës i vrasjeve në Elbasan.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha tha se Balla duhet të paraqitet në Prokurori në lidhje me këto akuza.
“Dua t’i them opinionit publik, se ai që foli dhe sulmoi, sipas dëshmive, është një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh, ai nuk ka vend në Parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gurraj kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij.
Ne jemi të zotuar, ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan, të marrë fjalën këtu. Jashtë, nxirre jashtë Parlamentit, të shkojë në Prokurori”, theksoi kryedemokrati.
Disa ditë më parë, Ardian Çapja lëshoi akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës.
Sipas tij, edhe vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak se po punonte për zbardhjen e kësaj dosje.
“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit”, dëshmoi Çapja.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare