Seanca maratonë e Parlamentit, diskutohet buxheti dhe porti i Durrësit

5 deputetët lënë mandatin
24 Nëntor 2022 | 09:34

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të jetë një ditë e gjatë për deputetët dhe një seancë e mbushur me tensione për shkak të çështjeve të parashikuara për diskutime.

Në këtë seancë do të diskutohet për kërkesën e bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për Interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet në Shkodër.

Pika më e debatueshme e ditës së sotme pritet të jetë projektligji për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Diskutimet janë parashikuar të zgjasin rreth 6 orë ku, siç ka njoftuar më parë kryeministri Edi Rama, pritet të japë sqarime të hollësishme lidhur me këtë projekt të kundërshtuar nga e gjithë opozita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026