Baçi: Rama duhet të mbajë përgjegjësi
Në emisionin SOT në Euronews Albania, duke diskutuar mbi dëshmitë e kryeministrit Edi Rama për inceneratorët në Komisionin Hetimor, analisti Agim Baçi tha se Rama bëri politikë në komision.
“Tendenca e mazhorancës, sidomos e zotit Rama dhe Velijaj dhe ministrave Ahmetaj e Gjiknuri ishte të zhbënin atë lajmin e madh – që bëhet fjalë për 430 milionë euro. Në fakt, denoncimin e parë, përveç hetimeve që i kanë bërë mediat, e ka bëtë kontrolli i lartë i shtetit. Pra, kemi të bëjmë me një shifër të dalë nga Kontrolli i Lartë i shtetit. Nuk është se u bë një ditë dhe u habitën të gjithë”, tha Baçi.
Ai u shpreh se Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike.
“ Moralisht, zoti Rama nuk mund të thotë që çdo ministër duhet të mbajë përgjegjësi nga ana individuale. Kur fiton, ke fituar ti. Por të gjithë ata që janë emëruar aty nuk i ka sjell askush me zor, por i ke zgjedhur vet”, tha Baçi.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Rama tha “ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë”.
“Inceneratorët janë impiante të viteve 70-80 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji”, tha ai.
Rama tha se incenerimi është pjesë e këtij procesi, por është “komponenti i parafundit”.
Bashkimi Evropian ka shprehur pakënaqësi për inceneratorët në 3 progres-raportet e fundit, duke e cilësuar ndërtimin e tyre si alternativën më pak e preferuar për trajtimin e mbetjeve.
Për këtë, Rama tha se politika e BE-së është që t’i grupojë mbetjet sipas materialit dhe t’i riciklojë masivisht, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur një mënyrë tjetër.
Rama tha se kjo mënyrë, pra përpunimi i mbetjeve dhe prodhimi i energjisë prej tyre, “zbatohet edhe në vende evropiane si Suedia dhe Danimarka”.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta