Bajden: SHBA i ofron sërish 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden njoftoi paketën e dytë të ndihmës prej 800 milion dollarësh për Ukrainën.
Kjo paketë do të shërbejë për të rritur kapacitetet ushtarake të Ukrainës dhe për të luftuar ushtrinë ruse në Donbas, shkruan CNN.
“Sot, unë po njoftoj një paketë prej 800 milionë dollarësh për të rritur më tej aftësinë e Ukrainës për të luftuar në lindje, në rajonin e Donbasit,” tha Biden.
Biden u shpreh se Rusia është fokusuar për të marrë territore të reja në Ukrainën lindore dhe kjo bën që vendet perëndimore të ofrojnë më shumë ndihma për ushtrinë ukrainase.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po bëjnë çdo gjë që është e mundur, për të vazhduar t’i ofrojnë Ukrainës armët që i nevojiten,” tha Biden.
Më 13 prill, SHBA ofroi 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kjo paketë përfshinte sistem artilerie dhe transportues të blinduar për personelin ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it