‘Jetoi me burrin 4 muaj’, deputetja zbulon fjalët e fundit të shtatzënës së vrarë
Dude Balja, deputete e Kuvendit të Kosovës zbuloi se 35-vjeçarja, Hamide Magashi, shtatzënë e cila u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti ishte viktimë e dhunës prej kohësh.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balja tregoi se viktima kishte jetuar vetëm 4 muaj me burrin dhe ishte larguar tek prindërit për të mbrojtur veten dhe foshnjën nga dhuna e vazhdueshme.
“Ka jetuar vetëm 4 muaj me burrin, ka pasur dhunë dhe ka shkuar në shtëpinë e babait për të mbrojtur foshnjën. Fjalët e fundit që ka thënë gruaja ka qenë, të lutëm mendo për fëmijë që do lind nesër. Sot e kishte lënë të lindte foshnjën e saj. Gruaja ka qëndruar 2 orë e shtrirë jashtë spitalit dhe mjekët nuk kanë bërë asgjë për ta shpëtuar”, u shpreh deputetja.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit