Balla dhe Xhaferri diskutojnë për rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Një delegacion shqiptar me përfaqësues nga qeveria qëndrore, lokale dhe sipërmarrja, zhvilloi të mërkurën një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri.
Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pati si çështje me interes të përbashkët për t’u diskutuar aspektet ekonomike të integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Sipas informacioneve që shpërndau Zyra për shtyp e Partisë Socialiste, Balla thuhet t’i ketë shprehur Xhaferrit synimin e qeverisë shqiptare “që bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoni të Veriut”.
“Ka pak investime shqiptare në RMV, të gjitha kontaktet tona zyrtare mendojnë që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik,” – citohet të jetë shprehur Balla.
Sekretari i Partisë Socialiste vlerësoi si “shumë të mira” marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se ato “duhen intensifikuar”.
“Shpresoj që ky vit të përmbyllet me një moment të rëndësishëm siç janë dhe konferencat ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, pra fillimin e bisedimeve për anëtarësim,” – ka thënë më tej kryetari i grupit parlamentar socialist.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, mirëpriti interesin e sipërmarrjeve shqiptare dhe mundësitë e tyre për të investuar atje dhe shprehu dëshirën që së bashku me një delegacion parlamentar të vizitojë personalisht bizneset e mëdha shqiptare.
Ai shkroi në Facebook se “roli i politikës është të krijojë kushte për qarkullimin e papenguar të njerëzve, mallrave dhe kapitalit me qëllim të jetës më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve”.
marrPërveç Ballës, pjesë e delegacionit shqiptar ishin deputeti i Aleancës së Maqedonasve për Integrim Evropian, Vasil Sterjovski, kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba dhe sipërmarrësi Gjergj Luca.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta