Balla godet Tik Tok: Rol shkatërrues në shpërndarjen e dhunës, dëmton shoqërinë

12 Dhjetor 2023 | 12:04

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mori pjesë këtë të martë në nismën e ministrit të Drejtësisë, për strategjinë ndërsektoriale të mbrojtjes së viktimave nga dhuna dhe krimi.

Gjatë fjalës së tij, Balla publikoi dhe disa statistika, ku tha se nga Policia e Shtetit janë trjtuar 4700 raste të dhunës për krime të ndodhura brenda familjes.

Gjithashtu ministri e vuri theksi dhe te rrjetet sociale, specifikisht te Tik Tok, i cili sipas tij po shërben si një katalizator i dhunës në shqoëri.

“Strategjia për mbrojtjen e viktimave të krimit, do të ketë mbështetjen e policisë . Nga policia e shtetit janë trajtuar 4700 raste të dhunës, në krime të ndodhura në familje.

Kemi pasur 2500 raste të dhunës në familje që është lëshuar urdhër mbrojtje. Edhe këtu një ulje të vogël. Se këta të policisë së shtetit që më kanë sjellë të dhënat e kanë shkuar që është ulur me 208, se kujtojnë se do më suprizojnë mua që kemi bërë punë të madhe, që e kemi ulur me 4-5 %. Janë referuar në prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera familjare. Jemi në kushtet e një situatë emergjente, e cila kërkon adresim të menjëhershëm. Kjo nuk arrihet vetëm me forcë ligjit, por arrihet duke u bërë të gjithë bashkë, duke krijuar një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, qoftë aktorë të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile dhe medias.  Sepse duhet ta pranojmë, nuk flas për mediat tradicionale, por ka elementë të ri të mediave, unë jam i qartë për rolin shkatërrues në këtë aspak të Tik Tokut, si shpërndarës i pakontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë.

Na duhet që numrin e lartë të viktimave ta fillojmë ta trajtojmë. Për mua është thelbësore sa prej këtyre viktimave kanë marrë asistencë dhe mbështetje, mbrojtje dhe trajtim”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026