Balla: Jemi tërhequr nga paketa anti-shpifje, ekziston rreziku i financimit rus

19 Tetor 2022 | 10:04

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale, ka nënvizuar se mazhoranca është tërhequr nga paketa anti-shpifje.

Gjatë një aktiviteti në Fier, ai theksoi se mazhoranca ka tërhequr ndryshimet ligjore që janë bërë para tre vitesh për ligjin e medias.

Balla ka nënvizuar se në Shqipëri ka sponsorizim nga rusët në media, duke minuar demokracinë.

“Pas polemikave të krijuara lidhur me ligjin për median që kanë të bëjnë me shpifjen, dua të rikonfirmoj se ne kemi tërhequr ndryshimet ligjore që janë bërë para tre vitesh. Në kushtet që jemi, edhe në shumë vende ka rezoluta në PE kundër dezinformimit dhe ne kemi një rezolutë të tillë. Në fakt kemi një rrezik të vazhdueshëm që sponsorizohet me rublat ruse. Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë, duke favorizuar edhe mediat. Ky pushtet i katërt duhet të mos bjerë në financimet e paligjshme nga aktorët që minojnë demokracinë”, tha Balla gjatë një aktiviteti në Fier.

Në prag të zgjedhjeve vendore, ai tha se pritet të nisë edhe një tur takimesh në të gjithë vendin, gjatë të cilit do të vlerësohen punët e kryera nga të gjithë kandidatët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026