Balla: Kërkesat e opozitës për komisionet hetimore nuk përmbushin kriteret kushtetuese

7 Prill 2026 | 14:39

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për çështjen e ARRSH-së dhe të AKSHI-t.

Balla tha se kërkesat nuk ishin të mirëformuluara dhe nuk përmbushnin kriteret e kërkuara nga Kushtetuta ndërsa theksoi se në rastin e komisionit hetimor për rrugët e shembura, nuk kishte një çështje specifike me të cilën komisioni të merrej.

“Çfarë do të hetojnë? Mënyrën e prokurimit? Apo supervizimin? Ne mund t’ua mundësojmë ekspertizën, por kërkesa duhet të fokusohet në një çështje të veçantë. Nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e gjyqësorit. Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo kërkesë që vjen nga opozita, por duhet të vijë në formën e duhur,” tha Balla.

“Një nga kërkesat ishte të hetohej ‘nëna natyrë’, sepse kishte sjellë shumë shi – kjo ishte një shaka. Një tjetër kërkesë nuk specifikonte procedurat e prokurimit apo të tjera të qarta. Nëse opozita nuk di të formulojë një kërkesë, jemi gati t’ua ofrojmë ekspertizën. Por kërkesat duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën,” përfundoi Balla.

Në lidhje me komisionin për AKSHI-n, Balla tha se pushteti legjislativ nuk mund t’i mbivendoset pushtetit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja nga Shkodra

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, me banim në Shkodër, ka humbur...
17:04 | 03/07/2026