Bardhi: Opozita po pengohet për ngritjen e komisioneve hetimore dhe kontrollin parlamentar
Pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e dy komisioneve hetimore nga Konferenca e Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dha një prononcim për mediat, ku deklaroi mazhoranca po pengon punën e opozitës për të kryer kontrollin parlamentar.
Bardhi tha se Partia Socialiste po e kthen institucionin e Kuvendit pasiv, duke mos lejuar deputetët, dhe më konkretisht opozitën, të ushtrojë funksionet parlamentare. Ai u shpreh se e ka dëgjuar shpesh kryeministrin të thotë se opozita po pengon procesin e integrimit por sipas tij në fakt është mazhoranca ajo që e bën këtë gjë.
“Me një vendim antikushtetues, mazhoranca rrëzoi dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore që lidhen me raportin e DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Bëhet kërkesa e pestë për komision hetimor që mazhoranca me votë politike pengon opozitën të kryejë kontroll parlamentar. Mocioni i shtatë me debat u refuzua gjithashtu. Me direktivë të kryeministrit Edi Rama, maxhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për krijimin e dy Komisioneve Hetimore parlamentare”, tha ai.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur