Balla komenton arrestimet e fundit: PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se selia rozë nuk mban përgjegjësi për personat që kanë probleme me drejtësinë.
“PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ, që në një moment të caktuar ka marrë një mandat përfaqësimi nga Partia Socialiste, përgjegjësia është vetëm personale”, tha z. Balla.
Për këtë, numri dy i socialistëve tha se betejën duhet ta vazhdojnë të vetëm.
“Tushe nuk është më pjesë e Partisë Socialiste, ka detyrimin të bëjë betejën ligjore, sepse këtë standard ne e kemi vendosur prej shumë kohësh dhe Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mban asnjë përgjegjësi për të apo çdo person, i cili këtë betejë dhe këtë hesap e ka personal me drejtësinë”, shtoi Balla.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe u vu në prangat e policisë pak ditë më parë, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Ai u arrestua bashkë me nëntë zyrtarë të tjerë me urdhër të SPAK.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta