Balla me Operacionalen në Durrës: Kush nuk e bën detyrën nuk e mban dot pozicionin

6 Shtator 2023 | 18:13

Taulant Balla ka takuar sot Forcat Operacionale të Durrësit.

Ai bëri me dije se do të ofrojë mbështetjen e tij pa rezerva për të gjithë ata që përkushtohen në rrugën kundër krimit, njësoj si djemtë dhe vajzat që ka takuar vazhdimisht në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Bashkëngjitur me një video në Facebook, Balla shkroi se për të gjithë ata që nuk e kanë vullnetin për të bërë punën e tyre, nuk do të mund ta mbajnë më pozicionin që kanë.

Postimi i plotë:

Çdo ditë në detyrën e Ministrit të Brendshëm po njoh djem dhe vajza, punonjës të Policisë së Shtetit në shërbimet bazë të cilët kanë dedikimin dhe angazhimin e duhur në realizimin e detyrës. Të tillë janë djemtë e Forcës Operacionale Durrës, të cilët po kryejnë çdo ditë goditje të rëndësishme ndaj krimit. Prandaj sot dua ta përsëris se kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në pozicionin që ka në vijën e këtij fronti të përbashkët, do të ketë mbështetjen time pa rezerva në çdo hap dhe derën time të hapur pa orar për çdo nevojë. Ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026