Balla: Në Elbasan synojmë 9 mandate, Basha e Bardhi po u bëjnë presion kompanive të ndërtimit
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha se synojnë të marrin nëntë mandate deputeti në këtë qark, nga 14 që ka në total. Këtë deklaratë z. Balla e bëri në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania.
“Objektivi maksimal është nëntë mandate, objektivi minimal është tetë mandate. Drejtuesi politik merr përgjegjësinë aty ku është objektivi. Ne kërkojmë një mandat të tretë, sepse ne jemi votuar për të çuar përpara disa beteja”, tha ai.
Ai tha se Partia Socialiste suksesin në zgjedhje e pret nga puna që ka kryer në shtatë bashkitë e këtij qarku.
“Puna. Ne kemi punuar dhe nuk kemi fjetur gjumë, në shtatë bashkitë e qarkut kemi një bilanc pozitiv”, theksoi ai.
Po ashtu z. Balla akuzoi kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij kanë ushtruar presioni ndaj kompanive të ndërtimit, ku u kanë kërkuar të mos respektojnë afatet e punimeve në objektet publike.
“Gaz Bardhi është një kalimtar, siç hyri doli dhe kështu do dalë në Elbasan. I bëj thirrje publikisht të heqë dorë bashkë me Bashën nga presioni që u bëjnë kompanive të ndërtimit që mos të respektojnë afatet e ndërtimit të objekteve publike. Unë të gjitha denoncimet e këtij lloji i bëj pa zhurmë sepse nuk kamë kohë për të humbur, njërëzit kanë nevojë për punë dhe ju për gjumë. Këto janë kompani publike”, tha Balla.
Lidhur me kallëzimet e Gazment Bardhit, se qytetarëve të Elbasanit u është bërë presion për ndihmën ekonomike nëse nuk votojnë Partinë Socialiste, z. Balla dha këtë përgjigje:
“Unë jam politikani që kundërshtarët e mi i kam drejtuar gjithmonë në prokurori. Jam politikani që i bëj thirrje prokurorisë të hetojë çdo pretendim të çdo kundërshtari. Sa i përket kësaj historie, edhe kjo histori të hetohet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta