Balla në selinë e Interpol: Ti hapim rrugë ekstradimeve nga Dubai dhe Amerika Latine

13 Nëntor 2023 | 14:10

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në Lion të Francës.

Gjatë takimit, Balla bën me dije se ka theksuar se ka ardhur koha ti hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine.

“Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike.

Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve sëbashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt.

  • Shqipëria ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Interpol, duke filluar që nga viti 1991, bashkëpunim ky që është rritur dhe forcuar ndër vite paralelisht me nevojën për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve globale me të cilat përballet shoqëria jonë si terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.
  • Rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën. E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve.
  • Trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme.
  • E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale.
  • Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, pata mundësinë t’i shpreh atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin / vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
  • Rezultatet mbresëlënëse të arritura deri më sot si rezultat i bashkëpunimit me Interpol, për lokalizimin dhe arrestimin e disa nga personave më të kërkuar nga drejtësia, do të thellohen edhe më tej në të ardhmen falë platformave multilaterale të bashkëpunimit të mundësuara nga kjo organizatë me të gjitha vendet ku strehohen trafikantë e grupe kriminale.
  • Me mbështetjen e INTERPOL-it, synojmë gjithashtu të rrisim kapacitetin e Policisë së Shtetit për të parandaluar, zbuluar, hetuar dhe goditur krimet kibernetike, të cilat kanë një ndikim masiv ekonomik dhe social mbi qeveritë, bizneset dhe individët në mbarë botën”, wshtw shprehur Balla.
  • LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026