Balla: Nuk ka pazar me opozitën për zgjatjen e vetingut në këmbim të reformës territoriale
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se qeveria nuk ka bërë asnjë pazar me opozitën për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut në këmbim të votave për reformën territoriale.
Sipas tij, vetingu është një çështje teknike nga e cila politika duhet të rrijë larg, duke mos e politizuar.
“Dua t’ju garantoj se nuk ka asnjë lloj pazari sepse është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili deputet duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Për çështje të tjera shprehim gatishmërinë tonë për të qenë të hapur për të diskutuar çdo çështje që vjen nga opozita në kuvend”, tha Balla.
Teksa foli në mbyllje të konferencës së kryetarëve, Balla ripërsëriti se mazhoranca do të rrëzojë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Becchetti, ndërsa tha se komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit do të ngrihet ditën e enjte.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj tha se PD nuk ka marrë asnjë propozim nga PS apo partnerët deri tani lidhur me çështjen e vetingut.
Sipas z. Rushaj, e rëndësishme për PD është që në qendër të këtij procesi të vihen interesat e shqiptarëve jo të Edi Ramës.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta