Balla-Opozitës në Konferencën e Kryetarëve: Kur flisni ju, ne nuk pipëtijmë

15 Tetor 2025 | 10:39

Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur këtë të mërkurë në Kuvendin e Shqipërisë, pas fjalës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla u bëri thirrje kolegëve opozitarë që të respektojnë rregulloren dhe të mos ndërpresin fjalën e njëri-tjetrit gjatë mbledhjeve. Ai theksoi se grupi socialist nuk ndërhyn gjatë diskutimeve të opozitës dhe kërkoi të njëjtin standard edhe nga ana tjetër.

 “Ju lutem, mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris që kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas rregullores. Jemi munduar t’ju themi që nga dita e parë: kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri është e drejtë e tij.

Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë, kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë në rregullore: prezantohet pro dhe kundër dhe në fund, mbas kësaj, votimi.Boçi, ju sollet një shqetësim të komisionit. Çështja që u ngrit të raportohet sipas nenit 33 të rregullores, por nuk mund të paraqitet këtu në Konferencë të Kryetarëve.”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026