Balla për arrestimin e Kajmakut: Ligji funksionon njësoj për të gjithë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti vendimin e drejtësisë për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet vendimet e organeve të policisë dhe të drejtësisë. Ky është një qëndrim i qartë ynë dhe mbi këdo. Nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni në PS,” – u shpreh ai gjatë një komunikimi për mediat.
Agim Kajmaku u arrestua dy ditë më parë në Itali, pasi u kap me 20 kilogramë kokainë. Por, ish kryebashkiaku i Vorës, ka ende një çështje të hapur me drejtësinë shqiptare.
Në muajin shkurt të 2022 Prokuroria ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës që pushoi çështjen ndaj Kajmakut për akuzat e ‘falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve’.
Prokuroria kërkoi në nëntor 2019 arrestimin e Agim Kajmakut, ish-kryetar i bashkisë Vorë, me akuzat e falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta