Balla pret ish-drejtorët e policisë, propozon rrjetin civil për sigurinë në shkolla

12 Shtator 2023 | 11:11

“Mirë se erdhët në ish shtëpinë tuaj, në Ministri”. Me këto fjalë mirëseardhje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla nisi takimin me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite. Në rolin e Ministrit të Brendshëm ai shprehu mirënjohje për kontributin çdo ish-drejtuesi të lartë, në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shtet-formues.

“Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër.  Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile: Së bashku jemi më të fortë!”, tha Balla gjatë bashkëbisedimit.

Duke iu kthyer çështjeve dhe shqetësimeve të ditës, prioritete të punës së tij, Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një plan për vendosjen në siguri të plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti. Në këtë pikë, ministri vlerëson si fenomen me shqetësim shpërndarjen e substancave narkotike, armëmbajtjen pa leje, aktet e dhunës, apo veprimtaritë e paligjshme në aktivitetet tregtare në perimetrin rreth shkollës.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ai propozoi si me dobi aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi shtet-qytetar për promovimin e sigurisë në komunitete.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia. Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke  sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

Ministri i njohu ish-drejtuesit e lartë me disa nga propozimet për ndryshime në legjilsacion, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave. Takimi i kreut të Ministrisë së Brendshme me ish-drejtorët në vitet të Policisë, u iniciua nga Shoqata e Policisë ‘IPA Albania’. Bashkëbiseduesit ndanë ide mbi përmirësimin e punës së Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026